Platformë tenderësh dhe prokurimi online për bizneset në ShqipëriMë shumë oferta për blerësit.
Më shumë volum për furnitorët.

Kompanitë publikojnë kërkesa për ofertë, furnitorët ofertojnë online dhe fituesi zgjidhet me një klik. Në kompjuter ose në telefon.

Si funksionon një tender online: nga kërkesa te fituesi

Zgjidhni rolin, blerës ose furnitor, dhe shikoni procesin e prokurimit hap pas hapi, me pamje reale nga aplikacioni.

    Përfitimet: kur kërkesa takon ofertën, fitojnë të dy anët

    Shembuj ilustrues se si ndryshon puna për furnitorët dhe për blerësit.

    Për furnitorët

    Porositë e furnitorëve rriten çdo muaj

    • Kërkesa për ofertë nga kompani që nuk i njihnit
    • Njoftim sapo publikohet një tender në fushën tuaj
    • Ofertë online në pak minuta
    Për blerësit

    Konkurrencë reale për çdo tender

    • Shumë furnitorë ofertojnë për të njëjtën nevojë
    • Renditje automatike e ofertave: më e lira del e para
    • Vetëm oferta serioze, me kritere kualifikimi

    Oferta të mbyllura deri në afat, të hapura njëherësh

    1. Askush nuk shikon para afatitBlerësi nuk sheh as çmimet, as sa oferta ka. Konkurrentët nuk shohin asgjë. Platforma nuk ia tregon askujt.
    2. Hapen të gjitha në të njëjtën minutëNë orën e mbylljes ofertat hapen njëherësh — askush nuk ka përparësi.
    3. Çdo hap lë gjurmëFillimi, ndryshimet, dokumentet dhe dorëzimi i ofertës regjistrohen me datë dhe orë, për një tender të gjurmueshëm.

    Misioni i Prokuro: rritje ekonomike për bizneset shqiptare

    Platforma Prokuro u krijua për të nxitur rritjen ekonomike të subjekteve tregtare në Shqipëri, duke hequr kufizimet e tregut tradicional. Ajo u mundëson blerësve të marrin ofertat më konkurruese dhe shitësve të rrisin shitjet përmes çmimeve kompetitive.

    Për kompanitë shitëse dhe furnitorët, Prokuro ul ndjeshëm edhe kostot e marketingut. Nuk është më e nevojshme të reklamoni gjerësisht me shpresën për të gjetur punë: këtu kërkesa vjen drejtpërdrejt, është reale dhe, meqë tregu mblidhet në një vend të vetëm, vjen në sasi më të madhe.

    Platforma është plotësisht pa pagesë, abonime apo përqindje, duke kërkuar nga përdoruesit vetëm përgjegjshmëri, si dhe oferta e porosi reale me integritet. Prokuro është ndërtuar për të mirën e përbashkët dhe do të vijojë të përmirësohet vazhdimisht në muajt dhe vitet në vijim.

    Gati për tenderin e radhës?Për blerës dhe furnitorë · llogaria aktivizohet pas verifikimit